Billborde të partive politike dhe raportime për agjitacion – MPB tregon rrjedhën e procesit të votimit

    Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, ka deklaruar se Ministria e Punëve të Brendshme deri më tani nuk ka regjistruar shqetësime më serioze të rendit dhe qetësisë publike gjatë votimit, i cili në përgjithësi është zhvilluar në mënyrë të qetë, pa probleme.

    “Nga hapja e qendrave të votimit deri në ora 11:00, regjistrojmë dy ankesa për një stendë të partisë politike të ngritur pranë qendrës së votimit në Shuto Orizarë, si dhe për postera të ngjitur dhe fletëpalosje të shpërndara në zonën e Çairit në Shkup, ndërsa po merren masa për zbardhjen e rasteve”.

    “Kemi raportime për agjitacion edhe në Tetovë, Shkup, fshatin Banicë të Kumanovës, Strumicë dhe komunën e Bogovinës, por pas masave të marra nga zyrtarët policorë, ato pretendime deri më tani nuk janë vërtetuar”, tha Angelovski.

    Ministria e Punëve të Brendshme apelon qytetarët dhe pjesëmarrësit në zgjedhje dhe në pjesën tjetër të votimit që të përmbahen nga incidente dhe nëse ka shkelje të procesit zgjedhor, qytetarët të lajmërojnë menjëherë policinë në numrat 192 dhe 112 ose të paraqiten në stacionin më të afërt të policisë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    OSBE-ja vëzhgon zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Kasami: qytetarët të dalin në votime dhe të vendosin për të ardhmen e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë