Biondja përplaset me një burrë me ngjyrë, e pëson burri që ishte pranë saj (Video)

    Disa pamje tronditëse kanë kapur momentin kur një përleshje shpërtheu në lojën para-sezonale të Futbollit amerikan pasi një grua goditi me shpullë një burrë në fytyrë në Heinz Field.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja fillon kur një grua bjonde me një çantë të bardhë dhe një burrë me ngjyrë me një bluzë të bardhë i bërtasin njëri-tjetrit në ndeshjen e 21 gushtit.

    Fillimisht gruaja i drejton grushtin burrit që e kap para se ta godasë dhe thotë ‘Mos më prek’.

    Përleshja shpërtheu kur ai e shtyu atë dhe gruaja u përgjigj duke e goditur burrin në fytyrë, i cili më pas u hodh përpara në përpjekje për t’ia kthyer goditjen.

    Ndërkohë një burrë me një kapelë pranë gruas pastaj u përpoq të ndërhynte ndërsa ai u përpoq ta mbante larg saj.

    Pas kësaj vazhdoi një përleshje mes dy burrave pasi ata filluan të shkëmbejnë dhunshëm grushtat e tyre.

    Gruaja u hodh përsëri në këmbë për të kaluar mes burrave pasi burri me këmishë të bardhë e shtyu në mënyrë agresive burrin me kapelë drejt në vendin e tij.

    Veç kësaj, nuk munguan edhe thirrjet nga turma mund të dëgjohen ndërsa thërrisnin ‘Ajo e goditi me shuplakë! Ajo e goditi me shpullë në fytyrë’.

    Lajmi Paraprak

    Spitali i Strugës nuk ka më vende të lira për pacientët e ri me Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Arabia Saudite blen aksione në prodhuesin italian të super-veturave Pagani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë