Bisedë me bletarin Fuat Jakupi – Si ta dallojmë mjaltin e cilësor

    Mjalti është një produkt natyral i bërë nga bletët nga nektari i luleve, e që kohën e fundit është mjaft i kërkuar për shkak përfitimeve shëndetësore. Por shpesh herë bletarët bëjnë hile gjatë kultivimit të këtij produkti. TV21 foli me bletarin Fuat Jakupi nga Tetova.

    “Hilet që përdorin më shumë bletarët është se u japin ushqim të lëngshëm, sherbet i japin, sheqer me ujë dhe bleta e kalon në gjëndrën tiroide dhe e nxjerrë si mjaltë. Tash unë kur flas me ata, ata thonë se mjaltë është, ajo nuk është majtë është invert. Prandaj edhe sot është rëndë të ekzistosh si bletar”, tha Fuat Jakupi, bletar.

    Por cila është metoda për ta dalluar nëse mjalti është cilësor.

    “Majti cilësor është pak e më pak në treg. Majtin cilësor e kanë ato kompani që janë të paraqitur. Ne Asel e kemi me barcod dhe ne mund të na gjeje kushdo, qoftë inspektorati ose klienti. Janë dy variante, cilësia e mjaltit, nëse trajtohen me ilaçe që janë kancerogjen atëherë ajo majtë nuk ka cilësi. Ka mënyra bio për trajtimin e bletës dhe për ta parë nëse është origjinal merr një gotë ujë dhe hedh mjaltë dhe nëse është origjinal ngelet top, nëse nuk është ajo shpërndahet.”, thotë Jakupi.

    Për Fuatin bletaria është një traditë familjare dhe këtë profesion e ushtron me shumë pasion. Ai apelon deri te autoritetet që mos të spërkasin me helme insektesh para orës 18, sepse helmohen bletët.

    “Tash bletarët e kanë ngritë alarmin e kuq për ndotjen apo spërkatjes që behët. Këtu tek na nuk ka ndonjë plan program që bujqit që kanë shumë të mbjella, ta kenë një plan, që ora 18 bleta hynë brenda,  jo bletari, s’mund ta mbylle bletari, ajo vet hyn brenda  se i ka obligimet e veta me mjaltin. Kështu që apeloj që të spërkasin rreth orës 18.” – shprehet ndër të tjera ai.

    Fuati thotë se të jesh bletar nuk është edhe aq e lehtë, sepse një bletar mund të thumbohet 10 herë në ditë nga bletët.

    Lajmi Paraprak

    Bujqit në RMV të pakënaqur me çmimin e blerjes së grurit

    Lajmi i rradhës

    Memedi: infermierja thotë se nuk e ka lënduar qëllimisht foshnjën tremuajshe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë