Marko Bislimovski nga KRRE në një ligjëratë online para studentëve ka theksuar se çmimin përfundimtar të energjisë elektrike e përcaktojnë komponentat e tregut, mbi të cilat KRRE nuk ka ndikim, përcjell Nistori.
“Nga viti në vit, ndikimi i KRRE-së mbi çmimin e energjisë elktrike po zvogëlohet edhe atë në pajtim me Ligjin e Energjetikës. Ideja për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike është që çmimi të formohet vetë, ndërsa ne mbetemi të autorizuar për formimin e çmimeve për transmetim dhe shpërndarje, sepse bëhet fjalë për rregullimin e monopoleve natyralë që nuk kanë konkurrencë dhe për këtë shkak gjithkund ekzistojnë trupa rregullatorë që përcaktojnë çmime dhe mundësojnë qasje të palëve të treta”, deklarohet Bislimovski ndër të tjera.
Sipasi tij, çdoherë kur përmendet çmimi i rrymës, nuk duhet të jetë në qendër të vëmendjes KRRE-ja dhe kjo është gabim, sepse KRRE-ja për tre vite me radhë nuk e rregullon çmimin e energjisë elektrike të prodhuar nga CEMV (ESM), në përputhje me Ligjin e Energjetikës. /Nistori/