Bislimovski thotë se nga 1 dhjetori fillon tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike

    Foto: AIM

    Komisoni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) miratoi Sistem tarifor për shitjen e energjisë elektrike për konsumatorët, të cilët furnizohen nga furnizues universal, me të cilin konfirmohet se tarifa e lirë ditore fillon më 1 dhjetor të vitit 2023 në periudhë prej orës 13 deri ora 15, përcjell Nistori.

    “Me vendosjen e tarifës së lirë ditore, amvisëritë do të kenë në dispozicion gjithsej 11 orë energji të lirë elektrike gjatë 24 orëve nga dita e hënë deri të shtunën dhe 24 orë në ditë gjatë së dielës. KRrE pas analizave të bëra, vlerësoi se janë krijuar kushte që amvisëritë të shfrytëzojnë orë shtesë, në të cilat kompensimi për energjinë e harxhuar elektrike do të llogaritet me tarifë të lirë. Të dhënat tregojnë se cikli investues në burime ripërtëritëse të energjisë e ka rritur prodhimin e energjisë elektrike, me çka drejtpërdrejtë është ndikuar në zvogëlimin e çmimit gjatë ditës”, deklaroi kryetari i KRrE-së, Marko Bislimovski.

    Aktet nënligjore që i miratoi KRRE-ja konfirmojnë edhe afate të reja, sipas të cilave kompanitë energjetike nga viti i ardhshëm do të duhet t’i parashtrojnë kërkesat e tyre më së voni deri 30 shtator, ndërsa vendimet për tarifat e reja do të kumtohen më së voni deri 30 nëntor dhe të njëjtat do të jenë në fuqi nga viti i ardhshëm.

    “Nga 1 dhjetori, amvisëritë do të kenë tarifë të ulët për energji elektrike nga ora 13 deri ora 15 dhe nga ora 22 deri ora 7 çdo ditë, si dhe gjatë tërë ditës të dielën”, thuhet në kumtesën e KRRE-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shkenca: Introvertët e posedojnë një forcë tejet të nënvlerësuar

    Lajmi i rradhës

    Çfarë arriti Stoltenberg me vizitën në Ballkanin Perëndimor?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë