Biznesmenët mundohen maksimalisht që të zhvillohet ekonomia në Dibër

    Edhe në krizë ekonomike biznesmenët dibranë mundohen maksimalisht që të zhvillohet ekonomia. Përveç suksesit që arrijnë Kall Qendrat të cilët tanimë janë të shumta, vlen për t’i theksuar edhe sukseset të bizneseve në sektorin e mobilierisë. Në qytet kohëve të fundit lulëzon biznesi në këtë sferë dhe pronarët janë të kënaqur nga profiti që jep mobilieria. Ata jo vetëm që plasojnë mobilierinë në nivel lokal dhe rajonal, prodhimet e tyre i plasojnë edhe jashtë vendit.

    Tanimë është e njohur se bizneset në sferën e kall qendrave pozitivisht kanë ndikuar në hapjen e vendeve të reja të punës. Kjo ka ndikuar edhe në parandalimin të migrimit të të rinjve. Në Dibër veprojnë gjashtë kall qendra, dhe kall qendra dominuese është “Slice”, e pronarit Ilir Sela i cili ka bazën e kompanisë në SHBA. Të gjithë kall qendrat punojnë pozitivisht me efekte të mëdha financiare. Ekonomisti i njohur dibran Roland Pahumi për gazetën Koha vlerëson se përveç sektorit të kall qendrave edhe biznesi i mobilierive jep një kontribut të madh për zhvillimin ekonomik të Dibrës. Ai thotë se në sferën e mobilierisë poashtu arritën rezultate shumë të mira.

    “Kemi mbi gjashtë mobilieri të njohura të cilët përveç punësimeve të shumta dhe plasmanit të mobilierive në vendin tonë, bëjnë plasman edhe jashtë shtetit. Jam i mendimit se perspektivat e këtij biznesi janë të mëdha. Poashtu sipas tij, në zhvillimin ekonomik me shumë sukses ndikojnë edhe punëtoritë që kanë të bëjnë me përpunimin e hekurit por edhe bizneset në sferën e shërbimeve. Në këto situata janë prezent në vendin tonë dhe normalisht edhe në komunën tonë zhvillimet e bizneseve në kall qendra mobilieri dhe kompani tjera janë një sinjal i mirë ekonomik për Dibrën dhe rajonin”, thotë Pahumi.

    Biseduam edhe me disa pronarë të mobilierive që veprojnë në Dibër. Edhe ata janë të kënaqur nga biznesi dhe potencojnë se gjithmonë kanë nevojë për punëtorë. Ata prodhojnë mobilieri të ndryshme dhe një pjesë të materialeve përveç nga vendi i jonë, marrin edhe nga Turqia dhe Italia. Për plasmanin të mobilierive nuk kanë probleme dhe shpeshherë nëpërmjet portit të Durrësit nga Dibra plasojnë mobilieri të ndryshme siç janë dhoma gjumi, divane, kuzhina, dhoma fëmijësh etj. Ata kanë përfaqësues të tyre në Itali dhe pjesa dërmuese blihet nga kurbetçarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Itali.

    Ka raste kur plasmanët e mobilierive bëhen edhe tek mërgimtarët tanë me porosi për në Zvicër dhe Gjermani. Ata sqarojnë se biznesi në sferën e mobilierisë ka harxhime por në fund janë të kënaqur edhe nga përfitimet. Kur është në pyetje zhvillimi ekonomik i Dibrës, ndikimi i kësaj sfere ka një domethënie të madhe për komunën e Dibrës meqë në bizneset e mobilierive janë të punësuar shumë dibranë.

    Lajmi Paraprak

    Rrezikohet siguria dhe mjedisi nga legalizimi i objekteve

    Lajmi i rradhës

    Xhigall: sfera online, mundësia më e lehtë për të përhapur dezinformata

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë