Biznesmenët në RMV skeptikë ndaj Mini Shengenit

    Komuniteti i biznesit skeptik ndaj planeve për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal siç është Mini Shengeni, ose tani Korridoret e Gjelbra të paralajmëruara. Organizata e Punëdhënësve beson se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vështirësi në bashkëpunimin ekonomik. Ata si probleme i përmendin doganat e shumta dhe infrastrukturën e dobët. Për më tepër, në shumë vendkalime kufitare për shkak të procedurave, ka akoma kamionë të ngecur, ndonjëherë me ditë.

    “Vazhdimisht parashtrohet pyetja nëse do të na lejohej të hynim në derën e BE-së, a do të mendonim për një sinergji të tillë?” “A mund të jetë kjo marrëveshje efektive nëse vetëm tre vende të Ballkanit janë anëtare, dhe pse fqinjët e tjerë nuk tregojnë interes?”, thonë nga Organizata e punëdhënësve.

    Lidhur me iniciativën Mini Shengen, biznesmenët paralajmërojnë se tregu ynë nuk është i gatshëm ta lejojë veten të përmbytet me produkte nga tregu serb. Prandaj, ndoshta duhet menduar një shkëmbim proporcional midis tre vendeve pasi Kosova refuzon të bashkohet me nismën. Nga ana tjetër, autoritetet iniciativat e tilla i shohin si një mundësi për zhvillim ekonomik dhe përfitime për qytetarët. Përveç mallrave, plani është që forca e punës të tranzitojë lirshëm.

    “Korridoret e gjelbra janë shumë të rëndësishme, sepse deri tani pjesa më e madhe e shkëmbimeve tregtare në Maqedoninë e Veriut, si dhe në të gjitha vendet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, zhvillohet me vendet anëtare të BE-së”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

    Si problem kryesor në rajon, biznesmenët tregojnë mungesën e fuqisë punëtore. Nëse nuk ndryshon kultura dhe politika e gjithë Evropës, planet për lëvizjen e lirë të fuqisë punëtore nuk do të japin asnjë rezultat./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Barcelona ka marrë vendim: Pjanic dhe Umtiti mund të largohen falas nga klubi

    Lajmi i rradhës

    RMV prej shtatorit shkollat do të funksionojnë bazuar në Protokollin e hartuar nga Qeveria

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë