Blegtoria, sektor fitimprurës po braktiset nga të rinjtë

    Blegtoria është sektor që po shihet si fitimprurës. Por, një fermer në Gjakovë thotë se këtë sektor po e braktisin të rinjtë.

    Vehbi Dervishaj nga Orizja e Gjakovës, së bashku me dy punëtorë po e shijnë misrin për ta bërë gati për rreth 50 krerë lopë qumështore. Mbi 25 mijë kilogram misër, ai i ka siguruar vetëm nga dy hektarë të mbjellë.

    Fermerët po brengosen se këtë veprimtari mjaft fitimprurëse po e braktisin punëtorët.

    Brenda një dite Dervishaj i dorëzon 350 deri 400 litra qumësht, por vonesa e pagesave kohët e fundit po shqetëson atë.

    75 vjeçari Vehbi Dervishaj, krahas veprimtarisë blegtorale, pasion e ka edhe bletarinë me të cilën merret tash e 60 vjet./RTK/

    Lajmi Paraprak

    Petkoviq: Serbia do t’i lejojë në territorin e saj automjetet me targa RKS

    Lajmi i rradhës

    BE mirëpret vendimin e Serbisë për targat RKS

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë