Blerim Bexheti lë Komunën e Sarajit: do të vazhdoj rrugëtimin si deputet i Kuvendit

    Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ka njoftuar se nuk do të jetë më kryetar i komunës, por se do të vazhdojë si deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përcjell Nistori.

    Bexheti në Facebook shkruan se do të jetë zëri i vullnetit të popullit.

    “Të dashur qytetarë të komunës së Sarajit dhe më gjërë, dua të ju njoftoj se prej sot fillon rrugëtim i ri i imi si deputet dhe zëri juaj në kuvendin e RMV-së. Duke dashur të falenderoj gjithsecilin nga ju që më përkrahët në zgjedhjet lokale që të isha në krye të komunës së Sarajit dhe tani që të ju përfaqësoj në kuvend”.

    “Ju premtoj se do të jem zëri i vullnetit të popullit dhe duke ju dëshmuar se legjitimiteti i votës shqiptare i takon Frontit Europian. Vazhdojmë të bashkuar për më të mirën e qytetarëve, vend Europian dhe për zhvillim më të mirë ekonomik”, ka shkruar Blerim Bexheti.

    Lajmi Paraprak

    Në mars 340 qytetarë të RMV-së kërkuan azil në Gjermani

    Lajmi i rradhës

    Sivjet 452 haxhilerë nga Tetova do ta kryejnë Haxhin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë