Kontesti RMV – Bullgari, diplomatët shprehen pesimistë

    Shkupin edhe Sofjen i pret humbja – shprehet diplomati Gjorgji Filipov.

    Duke gjykuar nga deklaratat e Parisit zyrtar, ai është pesimist se tema e zgjerimit do të jetë në fokusin e kryesimit francez, veçanërisht në kohë kur presidenti Emanuell Makron përballet me zgjedhje në prill dhe më pas në verë do të ketë zgjedhje parlamentare.

    Filipov nuk pret gjithashtu ndryshim të madh në bisedimet me Bullgarinë.

    “Nëse Bullgaria qëndron në pozicionin e saj kurse do të qëndrojë, do të shtyhet sërish, gjë që natyrisht nuk duhet të na dekurajojë, sepse gjithsesi anëtarësimi në BE nuk do të kishte ndodhur menjëherë”, tha diplomati, Gjorgji Filipov.

    Duke komentuar negociatat, Filipov shton se rezolutat e miratuara në të dy parlamentet e komplikojnë procesin e gjetjes së zgjidhjes, sepse vijat e kuqe nga të dyja palët tashmë janë të qarta. Diplomati pohon se autoritetet vendase veprojnë bashkë, edhe pse presidenti Stevo Pendarovski tha që të mos nxitohet në negociata ndërsa ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pret dritë jeshile që në janar.

    “Nuk do ta quaja divergjencë në politikën e jashtme, thjesht do ta quaja artikulim më ndryshe, sepse bëhet fjalë për të njëjtin qëllim. Ne jemi të vetëdijshëm se sa shumë kemi bërë dhe disa gjëra në politikën e jashtme janë befasi, jo vetëm për ne, por për një forcë shumë më të fuqishme diplomatike”, u shpreh Filipov.

    Nga ana tjetër, akademiku bullgar Spas Tashev thotë se kushtet në Sofje tashmë janë konkretizuar dhe nuk mund të iket nga oferta e presidentit Rumen Radev “5 + 1″. Pakoja përfshin edhe kërkesën për respektimin e të drejtave të bullgarëve në Maqedoni.

    “Shkupi, me një qasje të tillë, nuk ka mundësi të manovrojë anash, sepse nuk ka si të heq dorë që këto kushte të plotësohen”, pohoi Spas Tashev, anëtar i Akademisë bullgare të shkencave.

    Megjithatë, një hap i mundshëm përpara për zhbllokimin e integrimeve evropiane të Maqedonisë pritet pas vizitës së kryeministrit të ri bullgar Kiril Petkov në vend në janar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Komunat në RMV nuk kanë para, nuk mund të mbijetojnë me financat e tyre

    Lajmi i rradhës

    Tragjedia në Bullgari, zvarritet procesi për përgjegjësinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë