“Blerja e naftës në pompat ruse, financon ushtrinë ruse”, Ministria që udhëheq Bujar Osmani, ka kontratë me kompaninë ruse “Luk Oil”

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një deklaratë për TV21 tha se, qytetarët që furnizohen me naftë nga kompanitë ruse në vend, në mënyrë jo të drejtpërdrejt financojnë ushtrinë ruse. Por një gjë e tillë i ndodh i vet Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sipas ish-ministrit të Bujqësisë, Arjanit Hoxha ministria që udhëheq ministri Osmani ka kontratë për furnizim me karburante pikërisht me kompaninë ruse “Luk Oil”, shkruan Nistori.

    Hoxha pyet nëse blerja e karburantëve nga MPJ në kompani ruse e ndihmon luftën e Rusisë kundër Ukrainës, rrjedhimisht nga kontrata që ka nënshkruar a i bie se Ministria e Punëve të Jashtme ndihmon Rusinë!?

    “E si t’i besosh këtyre kur në publik flasin ndryshe ndërsa në vepër ndryshe!? Kështu është edhe rasti me Bujar Osmanin i cili tha se çdo blerje në pompat e benzinës që kanë pronar rus, drejtpërdrejt financohet Rusia në veprimet e saj ushtarake në Ukrainë. Me këtë pajtohemi të gjithë ne. Po cila është e vërteta? Ministria me të cilën udhëheq Bujar Osmani ka kontratë për furnizim me karburante pikërisht me kompaninë ruse “Luk Oil”, prandaj e pyes a i qendron asaj që thotë se blerja e karburantëve nga kompani ruse e ndihmon luftën e Rusisë kundër Ukrainës, që rrjedhimisht nga kontrata që ka nënshkruar a i bie se Ministria e Punëve të Jashtme ndihmon Rusinë!?Ka edhe plot institucione shtetërore dhe atë të udhëhequra nga kuadro të BDI që kanë kontrata me kompaninë ruse “Luk Oil”, prandaj para se t’i këshillojë qytetarët, Bujar Osmani le të korigjojë veten e tij. Ajo fjala popullore: “Këta të vrasin natën dhe të qajnë ditën”, është pikërisht për politikanët e tipit të Bujar Osmanit që ndryshe flet dhe ndryshe vepron!”, shkruan Hoxha në Facebook.

    Në ndërkohë, sot në RMV çmimet e derivateve të naftës janë shtrenjtuar dhe qytetarët nga paniku kanë shkaktuar kaos trafiku para pikave të karburantit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Stoltenberg: Përgjegjësia jonë është që konflikti të mos përshkallëzohet

    Lajmi i rradhës

    Trajtimi i sfidës më të madhe të zhvillimit të kohëve të sotme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë