“Bllagoja Toska” në Tetovë në përfundim e sipër, por jo në kohën e premtuar (Video)

    Punime në bulevardin “Bllagoja Toska” / Fotografia: Nistori

    Punimet në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë, si duket u vjen fundi. Përfaqësues të Komunës së Tetovës, sot ishin në vendin ku kryheshin punimet. Sipas Besar Durmishit, pas vitit të ri do të fillojë eksproproimi i fazës së dytë të bulevardit. Durmishi, tha se janë paraparë që të ndahen edhe mjete tjera për eksproproimin e fazës së dytë, shkruan Nistori.

    “Pas vitit të ri do të fillojmë eksproproimin e fazës së dytë të këtij bulevardi, ku kemi 300 metra, pastaj kemi edhe fazën e tretë për të përfunduar gjithsej. Ata të cilët e premtuan tetë vite, ne e realizuam për një vit. Vlen të theksohet se është bërë një punë e vazhdueshme, me intensitet të madh dhe kemi arritur brenda një viti të kompletojmë procesin e eksproproimit të kësaj zone dhe të fillojnë punimet. Menjëherë pas kësaj do të fillojë edhe hapja e bulevardit “Nikolla Teslla” që është në qendër të qytetit dhe do të nisim me hapjen e bulevardeve të tjera.” – deklaroi Durmishi.

    Sot duhet të përfundojë shtresa e parë e asfaltimit, ndërsa javën e ardhshme do të fillojnë punimet tek ura që është afër spitalit. Durmishi ritheksoi faktin se investimin e bulevardit e ka bërë TAV Maqedoni, ndërsa eksproproimin – shpronësimin (pagesën e qytetarëve) e bën komuna e Tetovës.

    Pse punimet në “Bllagoja Toska” vonojnë?

    Nistori pyeti Durmishin pse janë vonuar punimet në këtë bulevard, sepse më 18 maj të këtij viti, fjala e kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami ishte se punimet do të përfundojnë në shtator, më së voni në tetor të këtij viti.

    “Gjithçka që trashëgojmë, trashëgojmë probleme. Edhe këtë që jemi këtu në këtë kohë, është trashëgim i problemit. Mos pasja e një kadastre nëntokësore, ka hasur në problem. Realisht, ekzekutivi i komunës bashkërisht me kompaninë kur kanë filluar punimet, kanë hasur në probleme me rrjetin e ujësjellësit – janë shfaqur probleme me gypat e ujësjellësit, gjegjësisht nuk kanë qenë të regjistruara në kadastrën nëntokësore. Problemi i dytë ka qenë me shtyllat e ndriçimit publik, kabllot nëntokësore të cilat nuk kanë qenë nga EVN të informuar saktë se ku kanë qenë të vendosura. Vonesat e EVN-së, ku gjithmonë jemi drejtuar me shkresa, që në kohë të shpejtë të bëhet intervenimi i tyre, ata gjithmonë janë përgjigjur me vonesë.” – theksoi Durmishi.

    Sipas Bilall Kasamit në një paraqitje për mediat, deklaroi se bulevardi “Bllagoja Toska” do të jetë gati në vjeshtë të këtij viti, konkretisht në muajin shtator-tetor.

    “Afati, dikund në vjeshtë, besojmë. Dinamika me të cilën jemi marrë vesht me kompaninë, dikund në vjeshtë, shtator – tetor, duhet të kryhet”.

    Ndryshe, bulevardi u premtua në dy mandatet e ish-kryetares Teuta Arifi, por nuk u has deri në realizimin e tërësishëm të këtij projekti, projekt i cili do t’ua lehtësojë lëvizjen në trafik qytetarëve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pas 32 viteve punë qindra shoferëve transportues privat u ndërpritet kontrata e punës

    Lajmi i rradhës

    Si të parandaloni grumbullimin e pluhurave në shtëpinë tuaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë