Bllokada e transportuesve privat shkakton përplasje politike

    Partitë politike u përplasën sërish rreth kaosit në kryeqytet, të shkaktuar nga protesta e transportuesve privatë të cilët kërkojnë nga Qyteti i Shkupit t’u paguhet borxhi prej rreth 2 milionë eurosh. Nga VMRO DPMNE-ja kërkojnë dorëheqjen e kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska dhe shtojnë se ky kaos shkaktohet nga marrëveshja sekrete mes Arsovskës dhe kryeministrit Kovaçevski.

    “Kërkojmë dorëheqje të parevokueshme të Danella Arsovskës nga funksioni i kryetares së Qytetit të Shkupit, ndërsa Qeveria ta lëshojë koalicionin ‘Taçella’, t’i marrë kompetencat për transport publik në Shkup dhe shlyerjen e borxhit ndaj transportuesve privatë. Kryetar i Qytetit të Shkupit nuk guxon të ik nga shkupjanet dhe mediat, nuk guxon të mos përpiqet t’i tejkalojë problemet, e aq më shumë nuk guxon të jetë fajtor kryesor për kaosin në Qytet”, u shpreh Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

    LSDM-ja nga ana tjetër e ajësojnë kryetaren e Qytetit të Shkupit për mos mbajtje të përgjegjësisë, ndërsa VMRO-DPMNE-në e akuzojnë si mbështetëse të Danella Arsovskës për t’u zgjedhur si kryetare.

    “Ky problem duhet menjëherë të zgjidhet dhe të gjithë aktorët që janë kreator të kësaj situate duhet të ulen dhe ashtu siç e krijuan problemin, ashtu menjëherë ta zgjidhin. Sepse siç thatë edhe ju, shkupjanet e të gjithë qytetarët të cilët punojnë e funksionojnë këtu nuk janë të obliguar ta paguajnë çmimin e atyre që e bënë këtë problem”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.

    Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska për disa ditë me radhë nuk shfaqet në opinion për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth zgjidhjes së problemit me transportuesit privatë. Ndërsa sekretari i qytetit Zoran Gligorov dje u shfaq për një deklaratë të shkurtër, por injoroi në tërësi gazetarët duke mos lejuar parashtrimin e pyetjeve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Protestuesit pritet të tërhiqen nga udhëkryqet, nesër dislokohen në Bulevardin Ilinden

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski thirrje BE-së për bllokadën e VMRO-DPMNE-së dhe “Të Majtës”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë