Disa fshatra të Malësisë së Tetovës kanë mbetur të bllokuar nga bora. Banorët e fshatit Bozovcë dhe Veshallë ankohen për mos pastrimin e rrugëve nga bora. Sipas tyre, eskavatori nuk ka kaluar për të pastruar rrugët.
“Gati 18 orë bora ende nuk është pastruar. Veturat e kanë vështirë të kalojnë. Detyrohen të dalin njerëzit nga çajtorja dhe ta shtyjnë veturën e banorit”, thotë Vullnet Dalipi, banor i fshatit Bozovcë.
Rruga në fshatin Bozovcë. Banorët duke ndihmuar një veturë Lada që të del nga bora.
E njëjta gjendje është edhe me rrugët e fshatit Veshallë, Shipkovicë e Brodec. Të paktën kështu thonë disa banorë të këtyre fshatrave.
Në inboxin e Nistorit kanë arritur fotografi të rrugëve të papastruara. Rrugët të cilët çojnë në fshatrat e Malësisë janë të pakalueshme. Institucionet nuk kanë marrë masa deri më tani.
Nistoi pyeti Komunën e Tetovës për problemin në fjalë, por komuna nuk u prononcua. /Nistori/
Rruga në Bozovcë