Të punësuarit në arsim presin rritjen e pagave, në të kundërtën nuk përjashtojnë as protestat

    Të punësuarit në arsim dhe kopshte mbeten me shpresë se pagat e tyre do të rriten.

    Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë sot përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se Qeveria, respektivisht Ministria e Arsimit dhe ajo e Punës Sociale duhet të shpallë rezultatet e negociatave me SASHK-un për harmonizimin e pagave në bazë të rritjes së pagës minimale dhe Marrëveshjeve Kolektive.

    Pavarësisht këtij paralajmërimi, në seancën e sotme të Qeverisë, në rend dite të kësaj seance nuk gjendet pika që ka të bëj me harmonizimin e pagave në bazë të rritjes së pagës minimale, që paraprakisht kanë negociuar SASHK-u me dikasterin e Arsimit dhe asaj të Punës dhe Politikës Sociale.

    Në rast se nuk jepet asnjë sqarim, nga SASHK-u bëjnë të ditur se do të përdorin të gjitha format për të shprehur pakënaqësinë e pagave në arsim dhe kopshte, madje duke mos përjashtuar edhe organizimin e protestave. Për këtë të fundit, sipas SASHK-ut, mund të vendoset edhe deri në fund të kësaj jave ose në filli të javës tjetër.

    Ndryshe nga SASHK-u, Sindikata e Pavarur për Arsim dhe Shkencë të shtunën do të organizoj protestë për pagat në arsim, duke vendosur kamp sindikalist para Qeverisë me qëllim, siç thonë nga kjo sindikatë e pavarur, në mbrojtjen e të drejtave dhe reputacionit të punonjësve në arsim. / Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Trajanov: Të zhbllokohet procedura për ndryshime në Kodin Zgjedhor

    Lajmi i rradhës

    Rritja e çmimeve nuk ka kursyer as ilaçet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë