Blloku opozita shqiptar pyet Grubin: A keni gjetur mënyrë që të fitoni provizion edhe kur do të jeni në opozitë?

    Komunikata e plotë e Alternativës për Nistorin:

    Blloku opozitar shqiptarë Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike, kanë reaguar sot lidhur me fillimin e punimeve të korridorit 8 dhe 10. Ata thonë se dje zv/kryeministri Artan Grubi u mundua të mbulojë një skandal të ri korruptimi me një pjesë të nënkontraktuesve të zgjedhur të gjigantit ndërtimor ‘’Bechtel dhe Enka’’.

    Ata pyesin Artan Grubin nëse i ka treguar ambasadores Anxhela Ageler se e ka keqpërdorur prezencën e saj për të mbuluar skandalet e reja me donatorët partiak të BDI-së. “Sa milionë euro do të derdhen në llogaritë e ‘’Eurovia’’ dhe ‘’Ak Invest’’? Sa nga ato mjete do të derdhen në llogarinë e BDI-së e sa në xhepin e disa klientelistëve të instaluar përreth Ali Ahmetit? A ka gjetur mënyrë Artan Grubi që të fitojë provizion edhe kur do të jetë në opozitë?

    Pse Artan Grubi përgjegjësinë për mëkatet e tij personale ia hedh kompanisë Amerikano-Turke, ‘’Bechtel dhe Enka’’? Me çfarë të drejte dhe pacipërie e dëmton imazhin e këtij gjiganti me përmasa botërore? Artan Grubi ka bërë vlerësim të gabuar. Mendon që ndryshimet e Kodit Penal do ta shpëtojnë. E gënjen veten. Ka dyshime se ai po abuzon me ndikimin e tij politik dhe pjesëmarrjen në pushtetin ekzekutiv për përfitime antiligjore për shumë adresa. Në kodin penal ekziston definicioni ‘’Vepër penale e vazhduar’’. I sugjerojmë që ta lexojë.

    Së fundi, mund të konkludojmë se angazhimet e BDI-së për anëtarësim në BE janë një mashtrim politik. Ata e keqpërdorin partneritetin strategjik me SHBA-të dhe integrimin në BE për përfitime personale në shpinë në qytetarëve.

    Lajmi Paraprak

    Zgjidhjet problemi i nxënësve shqiptarë të Velesit

    Lajmi i rradhës

    Nga sot fillojnë të zbatohen dënimet më të ulëta të Kodit Penal (Infografik)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë