Nuk pritet ndryshim të pozicionit të Bullgarisë lidhur me veton për Maqedoninë e Veriut, lajmëroi sot radioja kombëtare bullgare duke iu referuar burimeve të veta.
Sipas BRN, Sofja mbetet në qëndrimin se nuk ka pasur avancim në takimet bilaterale, në lidhje me përmbushjen e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë.
Ndryshe, në Luksemburg sot mbahet Këshilli për Punë të Përgjithshme në të cilin pritet të merret vendim për konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.