Fëmijët, probleme me shikimin | Nga kontrollet, 7 në 10 fëmijë janë dëmtuar nga telefonat

    Me fillimin e regjistrimeve për në klasë të parë fëmijët 6 vjeçarë duhet të bëjnë edhe një kontroll tek okulisti.

    Përdorimi i telefonave, ipadit dhe qëndrimi me orë të zgjatura para ekraneve të tyre dhe atij të televizorit duket se ka shkaktuar dëme serioze në shikimin e tyre.

    “7 në 10 fëmijë kanë probleme me shikimin”, shprehet Dr. Suzana Zhuka, mjeke okuliste.

    Mjekja thotë se prindërit duhet të ndërgjegjësohen për një kontroll rutinë të fëmijëve 4 deri në 7 vjeç, pasi kështu mund të parandalojnë humbjen e shikimit të fëmijëve në një moshë më të rritur.

    Prindërit, sipas mjekes okuliste duhet të bëjnë kujdes me kohën e qëndrimit të fëmijës para ekranit, pozicionin e qëndrimit por nga ana tjetër duhet edhe të informohen për ushqyerjen e fëmijës me vitamina që forcojnë shikimin, siç janë konsumi i karotës, boronicës e të tjera fruta apo perime, që ndikojnë pozitivisht./TCH/

    Lajmi Paraprak

    BNR: Nuk pritet ndryshim të pozicionit të Sofjes

    Lajmi i rradhës

    Huta e hutuar dhe masat e mpira

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë