Boçvarski: Në pranverë pritet të fillojë ndërtimi i hekurudhës drejt Bullgarisë

    Hekurudha, fotografi ilustruese

    Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski, bëri të ditur se në pranverën e vitit 2022 pritet të fillojë ndërtimi i hekurudhës drejt Bullgarisë. Theksoi se procedurat e tenderimit për ndërtimin e hekurudhës nga Korridori 8 janë në fazën përfundimtare.

    Boçvarski mes tjerash theksoi se 8 kompani janë në lojë për të dy seksionet, duke shtuar se pret që marrëveshjet me kompanitë e përzgjedhura të nënshkruhen në fillim të vitit (2022).

    “Për seksionin e parë Kumanovë – Vellkovë kemi tre firma të interesuara, për seksionin e dytë Vellkovë- Kriva Pallankë të interesuara janë pesë kompani. Pritjet tonë janë se në fillim të janarit (2022) mund të nënshkruhen marrëveshjet. Pra në pranverën e vitit 2022 presim që të fillojnë punimet për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë. Kjo është shumë e rëndësishme dhe me një investim prej rreth 200 milionë euro do të realizohet faza e parë dhe e dytë”, deklaroi Bllagoja Boçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

    Lajmi Paraprak

    Bekteshi: Patjetër duhet të ketë rikonstruim të qeverisë

    Lajmi i rradhës

    Edi Rama: Barbari të marrë dënimin më të rëndë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë