Kryetari i partisë “Koncepti Maqedonas”, Petar Bogojeski, ka reaguar në lidhje me propozimin e Alternativës, që në Maqedoninë e Veriut të formohet “Asociacioni i Komunave me Shumicë Shqiptare”, përcjell Nistori.
Ai në rrjetin social facebook ka shkruar: Tregojini Afrim Gashit se Maqedonia nuk është Serbi!
Kujtojmë se ideja e Alternativës është bërë publike nga Sekretari i Përgjithshëm, Zeqirija Ibrahimi i cili ka shkruar se propozimi i tyre mund të jetë një kauzë i cili mund t’i bashkojë të gjitha partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
“Ta fillojmë që sot nismën “Asociacioni i Komunave më Shumicë Shqiptare në Maqedoninë e Veriut!” Reciprocitet i bukur dhe, njëherazi, europian, apo?!
Mbase kështu arrijmë edhe te tema e reciprocitetit gjuhësor mes shqipes në Maqedoninë e Veriut dhe serbishtes në Kosovë”, qëndron në një pjesë të postimit të Ibrahimit.
“Për vaksinën e tretë nuk e kam kohën, për PCR nuk i kam 30 euro”
Vendimi i Qeverisë së Kosovës, që kërkon nga qytetarët që duan të hyjnë në shtet të paraqesin dëshminë…