Alternativa kërkon asociacion të komunave me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

    Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ndërkohë në Facebook ka shkruar se nëse Serbia kërkon asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë, atëherë politika shqiptare në RMV duhet të ngrejë iniciativën për themelimin e Asociacionit të komunave shqiptare në Maqedoni, njofton Nistori.

    “Në kohën që Kosova gjendet para marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe kur secili diplomat perëndimor që vjen në Prishtinë e përsërit refrenin “të bëhet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë!”, pyetja që duhet të shtrohet është se pse partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ato që kanë komuna (BDI, ASh dhe Besa), nuk e ngrenë një iniciativë për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Maqedoninë e Veriut po me ato kompetenca që bashkësia ndërkombëtare kërkon t’i ketë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Asgjë më shumë. Vetëm aq. Ata që e kërkojnë këtë nga Kosova janë aleatët tanë perëndimorë, andaj kjo njësi i bie të jetë në frymën e vlerave perëndimore. Shumë mirë atëherë. Ta bëjmë edhe ne në Maqedoninë e Veriut një Asociacion në këtë frymë perëndimore! Ja një kauzë që mund t’i bashkojë të gjitha partitë shqiptare, madje edhe Alternativën që nuk ka komunë.”, kumtojnë nga AAA.

    Nga partia tashmë opozitare kërkon që sot nismën “Asociacion të komunave me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut”. Mbase kështu arrijmë edhe te tema e reciprocitetit gjuhësor mes shqipes në Maqedoninë e Veriut dhe serbishtes në Kosovë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Hoxha i Lëvizjes Besa: Jemi të hapur për bashkëpunim me Alternativën

    Lajmi i rradhës

    Geer: Mbi dy milionë nxënës ikën nga lufta në Ukrainë pa mundësinë për të përfunduar arsimin e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë