Borell: Me ndryshimet kushtetuese nuk humbni asgjë, por vetëm do të bëheni pjesë e BE-së

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell deklaroi sot në Shkup se Bashkimi Europian do të mbështes dhe do t’i qëndroj afër Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejtë Bashkimit Europian.

    “Mesazhi që doli nga ky takim është i qartë, e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj është brenda BE-së. Do të sigurojmë 9 milion euro si mbështetje për forcat e armatosura të ARM-së. BE-ja do të qëndroj me ju, do t’ju mbështes edhe në këto kohë të vështira, do t’i ndihmojmë qeverisë që të siguroj subvencione për faturat e rrymës së qytetarëve. Po bëjmë përpjekje që të sigurojmë një të ardhme të përbashkët”, tha Borell.

    Ai komentoi ndryshimet kushtetuese u shpreh se Maqedonia me këtë rast nuk do të humb asgjë, përveç se do t’i afrohet më shumë BE-së. Ai me këtë rast përmendi Kushtetutën e Kroacisë duke nënvizuar se në të përfshihen 22 bashkësi etnike.

    “Duhet të punojmë që gjërat të ndodhin, duhet të punojmë, duhet të punojmë që gjerat të ndodhin. Republika e Maqedonisë së Veriut morri për obligim se do të ndryshoj Kushtetutën e saj dhe në të të përfshij dhe qytetarët që jetojnë në kufijtë e shtetit dhe që janë pjesë e nacionaliteteve tjera, siç janë bullgarët. Asgjë këtu nuk është e çuditshme, në rast se e marrim kushtetutën e Kroacisë do të shohim se në të janë 22 bashkësi të ndryshme etnike që jetojnë në shtet. Mendoj e shteti juaj po jep shembull të mirë të një shoqërie multi-etnike, andaj ndryshimet kushtetuese vetëm se do ti përparojnë të drejtat themelore. Dhe nuk hamendem se me këtë do të ruhet identiteti maqedonas, njëkohësisht do të përparoj edhe procesi i integrimit. Ju nuk e rrezikoni identitetin tuaj, identiteti juaj do të jetë i mbrojtur. Nuk do të jeni më pak se kjo që jeni, por vetëm do të bëheni pjesë e BE-së”, tha Borell.

    Lajmi Paraprak

    “Qeveria e RMV-së ka kapacitet që në vitin 2030 të bëhet pjesë e BE-së”

    Lajmi i rradhës

    Kremlini konfirmon zgjatjen e marrëveshjes për eksportin e drithërave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë