Borell nga Ohri: Është arritur marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e planit evropian

    Përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme i BE-së, Josep Borell, në paraqitjen e tij pas përfundimit të takimit në mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit, tha se është arritur marrëveshje për hapat se si do të zbatohet plani evropian për zgjidhje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë.

    Borell tha se negociatat kanë qenë të vështira, por se është i lumtur për atë se është arritur një farë marrëveshje, raporton Nistori.

    “Kemi pasur një ditë të gjatë. Tema ishte të arrihet marrëveshje se si të zbatohet plani i arritur në Bruksel. Kjo do të thotë hapa praktikë se çfarë duhet të bëhet, nga kush dhe si. Kemi diskutuar 12 orë për këtë dhe jam i lumtur të theksoj se kemi marrëveshje se si të zbatohet plani evropian”.

    “Kosova dhe Serbia janë marrë vesh për ankes-marrëveshjen për zbatimin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Pjesë e këtij aneksi ka të bëjë që gjithçka të bëhet me besim të mirë. Kemi pasur negociata të vështira dhe para këtij takimi jemi takuar shumë herë për të përafruar qëndrimet”, tha Borell.

    Ai tha se nga marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të përfitojnë vetëm këto dy vende, por i gjithë rajoni./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ohër | Përfundoi takimi Kurti – Vuçiq

    Lajmi i rradhës

    Kurti pas përfundimit të takimit: Vuçiqi i ikë nënshkrimit të marrëveshjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë