Borisov: Breza të rinjsh maqedonasë dhe shqiptarë e urrejnë Bullgarinë

    Ish kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov në mbledhjen e djeshme të Partisë Popullore të Evropës (EPP) në Ljubljanë ka dërguar kritika të ashpra drejtuar presidenti bullgar Rumen Radev dhe qeverisë teknike në Bullgari. Sipas Borisov, ka kaluar shumë kohë nga bllokada bullgare dhe kjo sipas tij ka shkaktuar tensione në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, por tensione edhe mes Bashkimit Evropian dhe Bullgarisë.

    “Bullgarisë i kanë ikur shumë muaj për të shpjeguar pozicionin e saj”, tha Borisov duke shtuar se “breza të rinjsh maqedonas dhe shqiptarë aktualisht e urrejnë Bullgarinë”.

    Borisov është kategorik se një kompromis duhet dhe mund të arrihet, me çka do të zhbllokohet rruga e Shkupit dhe Tiranës drejt BE-së. Sipas tij, në Samitin e sotëm mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Radev “do të gënjejë edhe një herë”.

    “Ai gjithmonë premtonte se çështja do të zgjidhej pas zgjedhjeve, por pas cilave  zgjedhje? Atëherë nuk do të varet nga ai, por nga partitë politike në pushtet”, shtoi Borisov.

    Lajmi Paraprak

    Zaev: Deklaratat e BE-së duhet të shndërrohen në vepra, përndryshe do të bëhet dëm i parikuperushëm mbi idenë e madhe europiane

    Lajmi i rradhës

    Kokëfortësia çoi Ramën dhe Rutte edhe njëherë në fillim të qilimit të kuq

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë