Borxhi që kanë qytetarët e Tetovës ndaj N.P.K. “Tetova” ka tejkaluar 9 milionë euro

    Borxhi që kanë qytetarët e Tetovës ndaj Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) “Tetova” ka tejkaluar 9 milion euro. Kjo e ka detyruar këtë ndërmarrje të nis aksionin për mbledhjen e pagesave, edhe atë, duke ndjekur dy rrugë, atë të ofertës me shlyerje të një përqindjeje të borxhit që ka qytetari nëse e bën pagesën dhe ndjekja e rrugës ligjore, për qytetarët të cilët nuk iu përgjigjen thirrjeve të ndërmarrjes.

    Ndërmarrja po ashtu ditëve të fundit, është duke zhvilluar edhe bisedime për shlyerjen e tatimit të borxhit që sipas përfaqësuesve të ndërmarrjes pritet ta ul borxhin në 6.5 deri në 7 milion euro. Ndërmarrja komunale “Tetova”, është duke punuar me humbje, e para si pasojë e borxhit të trashëguar nga përbërja e kaluar, por edhe përqindjes së vogël të qytetarëve që paguajnë shërbimet e kësaj ndërmarrjeje.

    “Ne kemi ofruar dy mundësi, njëra është oferta që është mbështetur me vendim të këshillit drejtues, ku në bazë të vlerës së borxhit, sidomos borxheve të mëdha, me përqindje të lirimit, 20-30 dhe 50 për qind pra përqindja më e madhe e lirimit të borxhit pra për borxhin fizik. Ne nuk kemi marrë hapa për shlyerje të Borxhit sepse çdo borxh ka tatimin e vetë, andaj do e ndjekim rrugën ligjore, sepse ekziston ligj dhe rregullore për këtë punë”, tha Lulzim Shaqiri, Ndërmarrja Komunale ”Tetova”. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Cilët janë liderët e tjerë europianë me mandatin më të shkurtër si kryeministër?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë