Aktivistja mjedisore Maida Bilal, e cila ka kaluar mbi 500 ditë në mbrojtje të një vendi ku është planifikuar të ndërtohet një hidrocentral në Lumin e Krushçicës, në Bosnje dhe Hercegovinë, është shpallur fituesja evropiane e Çmimit Goldman për Mjedisin për vitin 2021, njofton REL.
“Ne e kemi mbrojtur lumin për 503 ditë, 24 orë në ditë. Nëse është e nevojshme, ne do ta mbrojmë atë edhe 5.300 ditë të tjera. Ne do ta mbrojmë atë për aq kohë sa ka njerëz këtu, që kanë lindur këtu dhe që jetojnë afër këtij lumi”, shprehet Bilal.
Ajo thotë se që nga 2 gushti (i vitit 2017), e mbrojnë lumin ditë e natë, ku kanë ndërtuar një tendë dhe e ruajnë me ndërrime. /Nistori/