Braktisja e fshatrave në Shqipëri | Toka djerrë dhe shkolla të mbyllura fare

    Top Channel ka udhëtuar drejt fshatit Ndërfushaz në Mirditë, më pak se një km larg nga qytetit i Rrëshenit.

    Problematikat janë të shumta por ajo çka vihet re janë tokat e lëna djerrë shkak kjo nga mungesa e ujit vaditës.  Por ajo çka e ka varfëruar zonën është largimi i të rinjve.

    “Largimi vjen se nuk ka punë, a punohet më 5 mijë lekë?”

    “Ne në fshat jemi gjallë kot, këtu nuk ka jetë”- shprehen banorët të dëshpëruar.

    Përveç problematikave të shumta që fshati ka ajo, që le për të dëshiruar në këtë fshat është Qendra shëndetësore, e cila nuk ofron kushtet më minimale për banorët e zonës.

    “Kam 15 vite që punoj këtu, kushtet i kam gjetur të kqija dhe vazhdojnë të jenë të tilla. Jemi të detyruar të punojmë me këto kushte”- shprehet një punonjëse.

    Largimi i shumë familjeve solli jo vetëm shpopullimin në fshatit, por uli ndjeshëm dhe numrin e nxënësve në shkollë duke sjellë kështu edhe mbylljen e një tjetër shkolle në Mirditë.

    Lajmi Paraprak

    Ministri Özdemir: Shqipëria të shmangë përdorimin e pesticideve në bujqësi

    Lajmi i rradhës

    Perez – Maqedonisë së Veriut: E ardhmja europiane është në duart e juaja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë