Britania e Madhe ndalon TikTok nga telefonat zyrtarë të qeverisë

    Fotografia: Mike Blake (Reuters)

    Aplikacioni TikTok është ndaluar nga telefonat e qeverisë së Brtinanisë së Madhe pas një rishikimi sigurie, por ministrat dhe zyrtarët do të jenë ende në gjendje të përdorin aplikacionin në pronësi kineze në telefonat e tyre personalë.

    Ministri i Zyrës së Kabinetit Oliver Dowden njoftoi ndalimin, për të cilin ai tha se do të ishte “higjienë e mirë kibernetike me efekt të menjëhershëm”.

    Kryeministrit britanik Rishi Sunak i është bërë presion nga anëtarë të lartë të parlamentit (deputetë) për të ndjekur SHBA-në dhe BE-në në vendosjen e ndalimit.

    Dowden e Laburistëve tha ”se ndalimi, i kritikuar nga TikTok, ishte një hap i matur dhe proporcional pas këshillave të ekspertëve tanë të sigurisë kibernetike”.

    Ndalimi, i cili nuk shtrihet për anëtarët e publikut, u vendos për shkak të rreziqeve që lidhen me mënyrën ”se si TikTok mund të aksesojë informacione të ndjeshme’./KultPlus/

    Lajmi Paraprak

    Terapia e nxehtë dhe e ftohtë për artiritin – Këshillat e duhura

    Lajmi i rradhës

    Rasti i Nezir Mehmetajt: Tre vjet në burg në Serbi, pak gjasa për transferim në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë