Brukseli alarmohet për gjendjen në burgje

    Ekipet e Këshillit të Evropës pritet në vjeshtë të vijnë për të parë nga afër gjendjen e burgjeve dhe Spitaleve psikiatrike të vendit, ku Avokati i Popullit ka konstatuar shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Ekipet e KE-së për parandalimin e torturës vijnë pas raportit të Avokatit të Popullit në të cilin është konstatuar gjendja e rëndë në burgjeve, trajtimi çnjerëzor i të dënuarve si dhe mungesa e theksuar e të punësuarve në këto institucione.

    “Konstatimet e këtij komiteti janë kusht që evidentohet në raport progresin për vendin në Unionin Evropian. Gjërat janë të lidhura dhe vendi nuk mund të shkojë përpara pa mos u ndërmarrë diçka në këtë drejtim”, deklaroi Naser Ziberi, Avokati i Popullit.

    Për gjendjen e rëndë në burgje dhe spitale psikiatrike flet dhe fakti se në Idrizove mbi 30 të burgosur në një qeli shfrytëzojnë të njëjtin tualet, dy të burgosur ndajnë të njëjtin shtrat, ndërkaq korridoret e burgjeve janë të stërmbushura me dyshekë të cilët shërbejnë si dhoma të improvizuara të të dënuarve. Në Spitalet psikiatrike janë gjetur rripa, kabllo si dhe dry me të cilat dyshohet se janë lidhur pacientët.

    “Gjatë kontrollit ishte konstatuar se në njërën nga dhomat me sipërfaqe prej rreth 14m2 ishin vendosur 15 të dënuar nga të cilët 6 të dënuar flinin në dyshekë dhe dysheme ndërsa pjesa tjetër në krevat në katër kate. 41:46 Ekipi I ndihmës mjekësore thirr çdo ditë, madje disa herë në ditë ndihmën e shpejtë për të ju dhënë ndihmë mjekësore këtyre personave. Sigurisht që gjendja e tillë e këtyre personave është rezultat edhe I kushteve të vendosjes. Kjo tregon se ekipi mjekësor nuk është I pranishëm rregullisht në këtë institucion dhe në këtë mënyrë drejtë për drejtë rrezikohet shëndeti I tyre”, tha Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

    Sa I përket mbipopullimit të burgjeve, Avokati I Popullit tha se amnistia nuk është mënyra e vetme që do të zgjidhte problemin por se vendi do të duhet të aplikojë masa tjera alternative si përdorimin e hallkave që përcjellin të dënuarin dhe jashtë burgut, shqiptimi i masave alternative për vuajtjen e dënimit, ndërprerja e mëtejshme e vuajtjes së dënimit për veprat që janë me dënime më të ulëta apo metoda të tjera të cilat në vendet e zhvilluara i praktikojnë një kohë të gjatë. /alsat/

    Lajmi Paraprak

    Bytyqi: Në fund të këtij viti presim që në Kuvend të votohet Strategjia Kombëtare e Zhvillimit

    Lajmi i rradhës

    Borell: Maqedonia po bën progres dhe nuk ka bllokim për anëtarësimin në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë