Bugajski: Kremlini e sheh “Ballkanin e Hapur” si mjet për të përmbysur Europën

    Pas paralajmërimit të Moskës së shefi i diplomacisë Sergei Lavrov do të duhej që sot të vizitonte Serbinë, ku më pas një gjë iu pamundësua pasi Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ndaluan fluturimin e aeroplanit të tij mbi hapësirën e tyre ajrore, reaguan politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

    E personi i fundit që ka komentuar vizitën e Lavrovit që reagoi ashpër pasi u detyrua të anulojë vizitën dhe të kërcënojë disa vende të Ballkanit Perëndimor, është Janusz Bugajski, transmeton Telegrafi.

    Sikur të mos i mjaftonte anulimi i vizitës dyditore në Serbi, Lavrov gjeti kohë që të trajtojë paksa çështjen e Ballkanit të Hapur, ku ia atribuoi “pikët poltike” Serbisë, duke e quajtur nismëtare.

    Megjithatë politologu i njohur Bugajski ka shkruar në Twitter se Kremlini e sheh Ballkanin e Hapur si një mjet të dobishëm për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës.

    Ai ka bërë thirrje për kujdes dhe vëmendje ndaj veprimeve ruse në Ballkan – ku theksoi se qeveritë properëndimore duhet ta braktisin skemën dhe të mos ndjekin axhendën Moskë-Beograd.

    “Kremlini e sheh Ballkanin e Hapur si mjet të dobishëm për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës. Qeveritë properëndimore duhet ta braktisin skemën dhe të mos ndjekin axhendën Moskë-Beograd”, ka shkruar Bugajski. 

    Lajmi Paraprak

    Antibiotikët natyralë që shkatërrojnë infeksionet pa efekte anësore

    Lajmi i rradhës

    Kafshët më vdekjeprurëse në botë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë