Bujare Abazi dorëhiqet nga pozita e nënkryetares në Qytetin e Shkupit

    Bujare Abazi nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (ASH) ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetares në Qytetin e Shkupit.

    “Kryetarja e qytetit të Shkupit iu dha pushtet strukturave që për vite me radhë kanë dëmtuar qytetarët në përgjithësi dhe shkupjanët në veçanti. Me vendosjen e dy drejtorëve nga anëtarët e partisë tjetër ajo faktikisht ka dërguar një porosi se ka shkelur marrëveshjen që e kishim para fushate”, tha Bujare Abazi.

    Pas dorëheqjes së Bujare Abazit, ASH mbetet pa asnjë pozitë në Qytetin e Shkupit.

    Lajmi Paraprak

    Babai i kumanovarit që ra në Vardar: Institucionet të ma gjejnë djalin të gjallë apo të vdekur

    Lajmi i rradhës

    Bie reputacioni për Kinën “nën udhëheqësinë e Xi-së”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë