Bulevardi “problematik” në Çair do të zgjerohet deri në 40 metra

    Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nuk zbuloi saktësisht se si do të duket zgjerimi i bulevardit problematik “Cvetan Dimov” por tha se shumë shpejt punimet ndërtimore do të nisin në terren.

    Sipas Ganiut, projekti ideor ka kaluar bashkë me thirrjen për tenderim apo përzgjedhjen e kompanisë e cila do të bëj vlerësimin e objekteve që duhet të dislokohen. Sipas Ganiut, para se të bëhet ndarja e re territoriale disa nga objektet kanë qenë me karakter të përkohshëm ndërsa më vonë, me Ligjin për legalizim kanë arritur të legalizohen.

    “Ligji ua ka mundësuar dhe jo ne por çdo herë kanë qenë të njoftuar që me planin gjeneral aty bëhet zgjerimi i rrugës dhe çdokush që është vendosur aty e ka dit që një ditë do të duhet edhe të largohet. E mira e gjithë kësaj është se çdonjëri do të dëmshpërblehet, kështu që Ligji për legalizim u ka mundësuar atyre që të bëhen pronar të vërtet të atyre objekteve dhe sot në qoftë se janë në ato pika ku i kap zgjerimi i rrugës të jenë të bindur që ata do të shpërblehen për ato objekte”, tha Visar Ganiu, kryetar i Komuës Çair.

    Bulevardi planifikohet të jetë i gjerë deri në 40 metra bashkë me pjesën gjelbëruese dhe shtegun e biçikletave.

    “Rruga do të zgjerohet edhe për një korsi, do të ketë në mes edhe gjelbërim. Do të ketë korsi për biçikleta, sigurisht edhe trotuare. Do të jetë një rrugë me standard dhe epitetin boulevard. Komuna e Çairit gjithmonë ka bë zhurmë rreth kësaj rruge sepse është më se e nevojshme për qytetarët tonë. Mendoj që jemi në rrugë të mbarë, unë jam i bindur që në këtë mandat ky projekt do të finalizohet”, u shpreh Visar Ganiu, kryetar i Komuës Çair. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Perfaqësimi i shqiptarëve në Kadastër, tejet i ulët

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski komenton kërkesat bullgare të Kiril Pektovit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë