Perfaqësimi i shqiptarëve në Kadastër, tejet i ulët

    Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve, në Agjencinë e Kadastrës dhe Patundshmërisë, si në numrin e përgjithshëm të të punësuarve ashtu edhe në sektorët udhëheqës, lë për të dëshiruar.

    Në Agjencinë e Kadastrës punojnë gjithsej 828 persona, nga të cilët 124 janë shqiptarë, ose rreth 15%.

    828 të punësuar, 124 shqiptarë, 15%.

    Situata me përfaqësimin e shqiptarëve në Kadastër nuk është aspak e mirë edhe në sektorët udhëheqës. Nga 19 udhëheqës të sektorëve vetëm njëri është shqiptar ose me përqindje vetëm 4.5%.

    19 udhëheqës sektorësh, 4,5%

    Larg përfaqësimit të drejt dhe adekuat, ashtu siç e kërkon ligji, shqiptarët janë edhe në departamente. Edhe pse në nivel shtetëror Agjencia për Kadastër ka gjithsej 62 udhëheqës të departamenteve, vetëm katër shqiptarë mbajnë pozita udhëheqëse, ose rreth 9%.

    62 pozita udhëheqëse, 4 shqiptarë 6,4%

    Edhe në pozitën e ndihmës udhëheqësit të sektorëve, shqiptarët kanë përqindje tepër të ulët të përfaqësimit. Nga gjithsej 10 ndihmës udhëheqës vetëm një është shqiptar, ose 10%.

    10 ndihmës udhëheqës sektorësh, 1 shqiptarë ose 10%

    Në këtë institucion, nga 10 Këshilltarë shtetëror, nuk ka asnjë shqiptar.

    10 Këshilltarë shtetëror, 0 shqiptarë 0%

    Përfaqësimi i drejtë dhe adekuatë i qytetarëve në bazë të përkatësisë të tyre etnike, është normë kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.

    Përfaqësimi të drejtë dhe adekuat të qytetarëve të cilët i përkasin të gjitha bashkësive në organet e pushtetit shtetëror dhe institucioneve tjera publike në të gjitha nivelet, deklaruan nga kushtetuta.

    Përfaqësimi i etnive që duhet të jenë të përfaqësuara nëpër institucione, në këtë rast e shqiptarëve, varet nga përqindja e cila ka dalë nga regjistrimi i popullsisë. Për momentin në vendin tonë i vlefshëm është ende regjistrimi i vitit 2002. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shumë shkolla në Strugë nuk kanë pedagogë

    Lajmi i rradhës

    Bulevardi “problematik” në Çair do të zgjerohet deri në 40 metra

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë