Bulizmi në shkolla, hartohet protokolli

    Rekomandimet për shkollat që kanë për qëllim rritjen e sigurisë nëpër objekte dhe uljen e dhunës së bashkëmoshatarëve, janë akoma në fazë përgatitore dhe pas finalizimit do të dërgohen në seancën e ardhshme të Qeverisë për miratim. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë se baza të procesit janë konkluzionet e dala nga takimet e deritanishme me profesorë universitarë dhe ekspertë të fushës, nga takimet me përfaqësues të institucioneve të tjera të përfshira si dhe nga vizitat në shkolla ku së bashku me kuadrin mësimor dhe shërbimet profesionale po analizohet gjendja e sigurisë.

    “Njëkohësisht MASh-i vazhdon procesin e konsultimit, me përfshirjen e disa faktorëve shoqëror të cilët mund të ndihmojnë në krijimin e protokolleve gjithëpërfshirëse për rritjen e sigurisë në shkolla dhe manualeve për trajtimin në rast të zbulimit të dhunës nga bashkëmoshatarët” thuhet mes tjerash në komunikatën e Ministrisë.

    Lajmi Paraprak

    Weber: Pa kthimin e serbëve në institucione s’mund të ketë zbatim të marrëveshjeve

    Lajmi i rradhës

    Lokalet në Shqipëri – Garë imazhesh pa koncepte politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë