Bullgaria mban zgjedhjet parlamentare

    Në Bullgari mbahen sot zgjedhjet parlamentare – të dytat brenda tre muajsh.

    Zgjedhjet që u mbajtën në prill, nuk prodhuan rezultat vendimtar.

    Sondazhet e opinionit, që u publikuan para zgjedhjeve të sotme, sugjeruan një garë të ngushtë midis partisë GERB të ish-kryeministrit Boyko Borisov dhe partisë “Ka një popull të tillë”, të udhëhequr nga një drejtues emisionesh televizive, Slavi Trifonov.

    Disa akuza të reja për keqpërdorim të fondeve qeveritare nga administratat e udhëhequra nga GERB, e kanë ulur mbështetjen për partinë në prag të zgjedhjeve.

    Në sondazhet e opinionit, GERB ka dalë e dyta me 20 deri në 21 për qind të votave, ndër partia “Ka një popull të tillë” ka dalë në krye me mbi 21 për qind.

    Në total, 23 parti dhe koalicione garojnë sot për 240 vendet e Parlamentit bullgar.

    Sipas agjencive të sondazheve, pak më shumë se 3 milionë qytetarë – ose rreth gjysma e popullsisë me të drejtë vote – pritet të votojnë.

    Bullgaria është vendi më i varfër i Bashkimit Evropian dhe perceptohet si një nga më të korruptuarit.

    Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të organizatës ndërkombëtare Transparency International për vitin 2020, Bullgaria ka dalë e 69-ta, bashkë me Rumaninë dhe Hungarinë – si tre vendet me rezultatet më të dobëta në BE.

    Lajmi Paraprak

    Pas vrasjes së presidentit, flet për herë të parë zonja e parë e Haitit

    Lajmi i rradhës

    Kabuli kërkon nga Europa të pezullojë dëbimin e migrantëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë