Kabuli kërkon nga Europa të pezullojë dëbimin e migrantëve

    Emigrantë / Foto Arkiv, 2021

    Kabuli kërkoi nga vendet e Europës që të ndalojnë dëbimin e detyrueshëm të azilkërkuesve afganë gjatë tre muajve të ardhshëm, për shkak të dhunës në rritje të talibanëve dhe përkeqësimit të pandemisë së koronavirusit në Afganistan.

    “Situata e luftës” dhe vala e tretë e infeksioneve me koronavirus kanë shkaktuar trazira ekonomike dhe sociale në Afganistan, tha Ministria e Refugjatëve dhe Riatdhesimit e Afganistanit.

    Në deklaratën e saj thuhet se “situata aktuale në vend nuk është e përshtatshme për kthimin e detyrueshëm të migrantëve”.

    Deklarata po ashtu shpreh shqetësim për rritjen e numrit të të zhvendosurve brendapërbrenda Afganistanit.

    Talibanët janë duke shtrirë kontrollin në gjithnjë e më shumë territore, prejse forcat ndërkombëtare, të udhëhequra nga SHBA-ja, kanë nisur zyrtarisht tërheqjen nga Afganistani, më 1 maj.

    Me gjithë rritjen e pasigurisë në vendin e shkatërruar nga lufta, shumë shtete evropiane po i dëbojnë azilkërkuesit e refuzuar të Afganistanit.

    Ky vend ka regjistruar më shumë se 131,000 raste me koronavirus dhe mbi 5,500 viktima, prejse ka nisur pandemia, pranverën e vitit të kaluar.

    Lajmi Paraprak

    Bullgaria mban zgjedhjet parlamentare

    Lajmi i rradhës

    Një finale patriotike për BE-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë