Bullgaria nuk ndryshon qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut

    Bullgaria në një deklaratë të veçantë në Këshillin e BE-së në lidhje me fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi se nuk do të lëshoj pe nga kërkesat e saj dhe se nuk ka zgjidhje të shpejta për kontestin, njofton MIA.

    Në dokumentin e prezantuar nga ana e delegacionit bullgar në BE, Sofja sqaron se formulimi i konkludimeve të Këshillit të BE-së më 14 dhjetoi për “mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejtë që është e mundur pas miratimit të kornizës negociuee” nuk paraqet asnjë automatizëm mes miratimit të kornizës së theksuar dhe përcaktimit të datës për konferencën e parë mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

    Bullgaria paralajmëroi se do të kushtëzojë miratimin e kornizës negociuese me inkorporimin e dispozitës shtesë për hapjen e klasterit “Fundamente” në formë të udhërrëfimit për implementimin e Marrëveshjes për miqësi.

    Gjithashtu, Bullgaria paralajmëroi kushtëzim me figurat kontraverse historike, lehtësim të investimeve bullgare në Maqedoninë e Veriut, Korridorit 8 dhe ndërprerje të kërkesës për njohjen e “pakicave maqedonase” në Bullgari, të cilën ajo e mendon të pabazë. Në dokumentin Sofja përmend “gjuhë të urrejtjes” kundër qytetarëve bullgarë në Maqedoninë e Veriut.

    Nëse fillojnë negociatat me BE-në, Bullgaria do të insistojë në këto kushte edhe për mbylljen e kapitujve dhe klasterëve.

    Kontesti rreth emrit po ashtu, mbetet në kushtet, Bullgaria kërkon që Maqedonia e Veriut të emërohet vetëm me emrin e gjatë “Republika e Maqedonisë së Veriut” që të dallohet nga rajoni Maqedonia Veriore.

    Në pjesën e fundit të deklaratës së Bullgarisë, ajo pranon se edhe përkrah “fushatës së urrejtjes ndaj Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Maqedonia e Veriut ka mbetur e hapur për dialog në çdo kohë.

    Në Sofje vlerësohet se, nuk janë të mundura “zgjidhje të shpejta” sepse raportet mes dy vendeve kanë qenë në “fazë delikate”.

    Lajmi Paraprak

    Dëshirat e Rusisë për NATO-n dhe SHBA-në

    Lajmi i rradhës

    Rohde: Kërkojmë që Kosova dhe Serbia të ulen në tavolinën e dialogut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë