Bum me pasuritë e paluajtshme në RMV: mijëra blerje, qira dhe hipoteka gjatë fillimit të 2025

    Në bazën e të dhënave të regjistrit të çmimeve dhe qiradhënieve në tremujorin e parë të këtij viti janë futur 8.044 transaksione, prej të cilave 5.717 janë blerje dhe 2.327 janë dhënie me qira të patundshmërive, shkruan AIM, përcjell Nistori.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme (AKP), numri i blerjeve dhe shitjeve të regjistruara në Regjistrin e Çmimeve dhe Qiradhënieve në periudhën janar – mars 2025 krahasuar me periudhën tetor – dhjetor të vitit 2024 është ulur për 11 për qind, ndërsa numri i qirave është ulur për të njëjtën shumë.

    Në tremujorin e parë të këtij viti, vlera totale e transaksioneve të shitblerjes së pasurive të paluajtshme arriti në 251 milionë euro. Numri më i madh i shitjeve është regjistruar në shkurt, 1,997, ndërsa më i ulëti në mars, 1,857.

    Sipas llojit të pasurive të paluajtshme janë regjistruar 1947 shitje banesash me vlerë 137 milionë euro, 623 shtëpi (42 milionë euro), 215 objekte biznesi (18 milionë euro), 1935 tokë bujqësore (19 milionë euro), 719 tokë ndërtimore (20 milionë euro), 173 në garazhe dhe 26 blerje të pasurive të paluajtshme nga industria (tetë milionë euro).

    Vlera e qirave në tremujorin e parë arriti në 874 mijë euro. Numri më i madh i qirave në tremujorin e parë u regjistrua në muajin shkurt, në total 883, dhe më i ulëti në janar, 675.

    Statistikat zyrtare të AKP-së tregojnë se nga janari deri në mars të këtij viti janë dhënë me qira 640 banesa me vlerë 160 mijë euro, 256 shtëpi me vlerë 79 mijë euro, si dhe 781 parcela shtetërore me vlerë 506 mijë euro, 550 tokë bujqësore me vlerë 33 mijë euro, 39 objekte industriale me vlerë 71 mijë euro, 39 objekte industriale me vlerë 79 mijë euro dhe 35 tokë ndërtimore me vlerë 11 mijë euro, si dhe 10 transaksione për qira garazhi.

    Qendra e kadastrës së patundshmërive në Shkup ka regjistruar 1.379 prona të paluajtshme në vlerë prej 194.518.333 euro dhe 2.841.291.304 denarëah, ndërsa në 29 sektore rajonale të kadastrës së patundshmërive janë regjistruar 1.217, në vlerë prej 190.451.224 euro dhe 2.088.536.718 denarë.

    Vitin e kaluar në tregun e pasurive të paluajtshme janë regjistruar 31 mijë e 29 transaksione, nga të cilat 22 mijë e 548 ishin shitblerje në vlerë prej 1,007 milionë euro dhe 8,481 qira me vlerë 3,329 mijë euro.

    Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se subjektet afariste vitin e kaluar kanë ndërtuar 2641 objekte dhe kanë përfunduar 5405 banesa me sipërfaqe totale prej 348720 metra katrorë, nga të cilat 5255 janë në pronësi individuale. Sipërfaqja mesatare e shfrytëzueshme e 5405 apartamenteve të përfunduara është 64.5 metra katrorë. Vitin e kaluar më së shumti ndërtime ka pasur në Rajonin e Shkupit, me 807 objekte ndërtimore, ndërsa janë përfunduar 3566 banesa.

    Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës për punët e përfunduara ndërtimore dhe banesat e përfunduara në objektet banesore të ndërtuara nën menaxhim individual

    për vitin 2024, megjithatë, tregojnë se pronarët individualë kanë kryer punë ndërtimore në vlerë prej 14,4 miliardë denarësh dhe kanë përfunduar 2.512 banesa.

    Gjatë vitit të kaluar janë ndërtuar gjithsej 1.978 objekte dhe janë përfunduar gjithsej 2.512 apartamente me një sipërfaqe totale prej 296.537 metra katrorë, nga të cilat 152 janë vila me sipërfaqe totale prej 12.879 metra katrorë. Janë përfunduar 2512 apartamente dhe sipërfaqja mesatare e shfrytëzueshme është 118.1 metra katrorë. Më së shumti ndërtime janë bërë në rajonin e Pollogut, ku është punuar në 628 objekte ndërtimore dhe janë përfunduar 587 banesa.

    Në prill të këtij viti janë dhënë 357 leje ndërtimi, që është 38.9 për qind më shumë se në prill të vitit të kaluar. Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 729 apartamenteve me sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 60,833 metra katrorë. Nga numri i përgjithshëm i banesave, 266 janë në rajonin e Shkupit, 232 në rajonin jugperëndimor, 125 në rajonin e Pollogut, 63 në rajonin lindor, 16 në rajonin e Vardarit, 14 në rajonin juglindor, 10 në rajonin e Pellagonisë dhe tre në rajonin verilindor. Më së shumti leje në muajin prill janë dhënë në rajonin e Shkupit, 89, pasuar nga rajoni jugperëndimor me 74, ai i Pollogut me 62, ai lindor me 40, ai juglindor me 31, rajoni i Vardarit me 26, rajoni i Pellagonisë me 23 dhe më pak, 12, në rajonin verilindor.

    Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve është 6 316 119 000 denarë, që është 10,7 për qind më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 177 (49,6 për qind) janë të destinuara për objekte me shumë kate, 61 (17,1 për qind) për objekte me pak kate dhe 119 (33,3 për qind) për objekte në rikonstruksion.

    Lajmi Paraprak

    Stoillkoviq përsëri ishte te rusët!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë