Bunkeri gjerman për mbrojtje nga sulmet bërthamore po shitet në eBay për 1.4 milionë funte

    Një bunker gjerman për mbrojtje ndaj shpërthimeve bërthamore të epokës së Luftës së Ftohtë me mure betoni të trasha prej 3 metrave ka dalë në shitje në eBay për gati 1.6 milionë euro (1.4 milionë funte).

    Streha e mbijetesës së apokalipsit prej 850 metrash katrorë ndodhet në qytetin Xanten, në shtetin gjerman perëndimor të Rhine-Westphalia-s dhe është në dispozicion për çmimin fantastik prej 1.6 milionë euro (1.39 milionë funte).

    Reklama e klasifikuar në eBay, e cila ka bërë bujë në Gjermani, thotë: ‘Në mes të Xanten-it të bukur është një strehë shumë e sigurt për ju, e cila do t’i rezistojë sfidave të mbrojtjes së një familjeje në kushtet më ekstreme”, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

    “Sistemi i madh i bunkerit shtrihet nën tokë për 850 metra katrorë dhe bind me mbrojtjen e mureve të tij prej betoni tre metra të trashë”, vazhdon shkrimi në reklam.

    Tutje brenda reklama thotë: “Në atë kohë, bunkeri u përdor për operacione të ndryshme nga Bundeswehr, përkatësisht nga Forcat e Armatosura Gjermane”.

    Sipas reklamës, bunkeri qëndron në hapësirë prej 8,000 metrave katrorë – e që thuhet se me lejet e duhura aty edhe mund të ndërtohet – streha për mbrojtje vjen me një gjenerator, një sistem elektrik, një panel kontrolli, rezervuarë uji dhe vaji, sistemin e vet të kanalizimeve, dyer të mëdha çeliku dhe një magazinë. 

    Lajmi Paraprak

    Peqin, ullinjtë mbeten në pemë | Fermerët as vjelin dhe as shesin

    Lajmi i rradhës

    Konjufca: Dorëheqjet e deputetëve serbë nuk e rrezikojnë Kuvendin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë