Peqin, ullinjtë mbeten në pemë | Fermerët as vjelin dhe as shesin

    Edhe në Bishqem të Peqinit ullinjtë kanë mbetur në pemë. Prodhimi i mbarë i këtij viti duket se nuk do të sjellë asnjë të ardhur për fermerët pasi nuk ka punëtorë për t’i vjelë. Sherif Mecja është 66 vjeç ka 20 vite që merret me rritjen e ullirit, sot po mendon largimin nga vendi.

    Fshati nuk ka më të rinj, nuk ka kush të punojë por sikur kjo te mos mjaftonte çmimet e plehrave kimike dhe mungesa e subvencioneve rëndojnë më tej fermerin.

    Sot një litër vaj luledielli shitet mbi 400 lekë, Sherifi as vajin e ullirit me gjithë cilësitë e tij nuk e shet dot 400 lekë. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    ESh: Shpenzimet e jetesës në tetor janë rritur për 19,8%!

    Lajmi i rradhës

    Bunkeri gjerman për mbrojtje nga sulmet bërthamore po shitet në eBay për 1.4 milionë funte

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë