Burgu i Idrizovës ka borxh mbi 1 milion euro

    Të harruar nga institucionet, roje minimale, borxhi rritet. Me të gjitha këto përballet, drejtori i ri i burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski, institucioni i të cilit ka hyrë në fokus të opinionit me shpalljen e gjendjes së krizës.

    Ai në një intervistë për REL në gjuhën maqedonase thotë se gjendja e krizës është shpallur më 6 qershor me kërkesë të institucionit, pasi një ndër problemet më të mëdha që ka burgu është mungesa policëve të burgut.

    “Sipas standardeve të cilat janë të shkruara, numri i policëve të burgut dhe numri i të burgosurve dhe objekteve që sigurohen u ul nën minimumin për zbatimin e punës normale”, thotë Jovanovski.

    Sipas tij, kjo nënkupton që burgu ka rënë nën minimumin e sigurisë, por me shpalljen e krizës për ndihmë ka ardhur edhe një pjesë e policisë dhe ushtrisë.

    Në lidhje me borxhin, drejtori thotë se kanë më së shumti borxhe ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, MPB-së dhe për rrymë dhe ujë.

    “Në nivel ditor ndryshohet dhe rritet. Madje deri në mbi një milion euro”, thotë Jovanovski.

    Lajmi Paraprak

    Visar Ganiu me padi private ndaj Muharrem Hasanit

    Lajmi i rradhës

    Cila është parathënia më e bukur në botimet shqiptare?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë