Burgu i Tetovës bëhet me pishinë (Foto)

    Pas investimeve për renovimin e burgut të Tetovës dhe krijimin e një hapësire për lexim, nga dita e djeshme, të burgosurit do të kenë mundësinë që gjatë verës të freskohen në pishinën e vendosur në ambientet e burgut, që për herë të parë ndodh në një burg në vend të ketë pishinë, përcjell Nistori.

    Drejtori i burgut, Qefali Havziu njoftoi nëpërmjet një postimi në Facebook se vendosja e pishinës është një nga masat për përkujdesje ndaj të burgosurve, si për shëndetin e tyre, poashtu edhe për kushtet tjera brenda burgut. Havziu u drejtohet familjarëve të të burgosurve se, burgu kujdeset si për kushtet ushqimore, por edhe ato shëndetësore.

    “Të gjitha proceset që kanë të bëjnë me programet për trajtim dhe resocializim të të dënuarëve, ku pas koncertit dhe turnireve në sporte si, futbolli, basketboll, shah, etj, si dhe lëshim të filmave në video bim më 06.07.2022 për të dënuarit që kanë probleme shëndetësore për masazhe dhe ushtrime trupore u është siguruar pishinë, ku do ta shfrytëzojnë të dënuarit dhe do të jetë pjesë e programës së sektorit të resocializimit.” – shkruan Havziu.

    Ndryshe, burgu i Tetovës një muaj më parë organizoi koncert për të burgosurit e saj. Në koncert performuan një sërë bendesh muzikore nga “ShKA Jehona e Malësisë” nga Tetova dhe bendi “Dale” nga Gostivari. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sa dëm i shkaktoni trupit kur nuk hani mëngjes?

    Lajmi i rradhës

    Bundestagu me rezolutë: Veprime shkatërruese të Dodikut dhe Çoviqit ndaj Bosnjë e Hercegovinës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë