BURGU I TETOVËS ORGANIZON KONCERT (VIDEO)

    Burgu i Tetovës ditë më parë ka organizuar një koncert për të burgosurit e saj. Në koncert kanë performuar një sërë bendesh muzikore nga “ShKA Jehona e Malësisë” nga Tetova dhe bendi “Dale” nga Gostivari. Organizatori i këtij koncerti ka qenë drejtori i burgut të Tetovës, Qefail Havziu. Ai në Facebook shkruan se, burgu i Tetovës kujdeset për të burgosurit dhe risocializimin e tyre, shkruan Nistori.

    “Me ndërgjegje të pastër informojmë familjarët të cilët kanë të afërmit e tyre në Burgun e Tetovës se kujdesemi si për kushtet ushqimore e ato shëndetsore, poashtu edukatorët tanë çdo ditë punojnë për risocializimin e tyre, ku në veçanti do të dalloja realizimin e koncertit. Sepse në planin e edukatorëve, ky projekt ekziston kah moti dhe publikisht i faleminderoj për punën që bënë dhe ky koncert u realizua në mënyrë profesionale falë tyre, ku në të ardhmen do të vazhdojmë me projekte tjera që do të ndikojë deri te risocializimi i të dënuarve.” – shkruan Havziu.

    Ndryshe, burgu i Tetovës ka kapacitet për 48 persona, por aktualisht dënimin e vuajnë përafërsisht 80 persona, thuajse dyfishi i kapacitetit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Neziri: Nëse nuk caktohen masa lehtësuese, do të jetë shumë rëndë për qytetarët

    Lajmi i rradhës

    Nebiu: Nëse nuk e zgjidhim të paktën një filtër këtë vit, dëshira për anëtarësim në BE do të humbet edhe më shumë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë