Nebiu: Nëse nuk e zgjidhim të paktën një filtër këtë vit, dëshira për anëtarësim në BE do të humbet edhe më shumë

    Besimi Nebiu nga Iniciativa Europiane për Stabilitet në emisnoinin “Click Plus” në TV21 ka theksuar se nëse nuk e zgjidhim të paktën një filtër këtë vit, dëshira për anëtarësim në Bashkimin Europian do të humbet edhe më shumë, përcjell Nistori.

    “Nëse duam të hyjmë në Bashkimin Evropian, duhet të kalojmë përmes vetos së Bullgarisë dhe meqenëse ata janë anëtar, pavarësisht sa të drejtë apo të gabuar kanë, mendoj se analiza se kush ka të drejtë nuk është shumë e dobishme, por analiza se si do të arrijmë ta zgjidhim këtë problem dhe të mos përsërisim një periudhë tjetër 10-15 vjeçare, siç ishte e para me Greqinë që zgjati 20 vjet”, tha Nebiu.

    Kirjaz: Ka çështje si Maqedonia dhe Bullgaria në shumë vende të BE-së

    Nga ana tjetër, nënkryetari i Internacionales Liberale, Emil Kirjaz, theksoi se çështje të tilla si Maqedonia dhe Bullgaria ekzistojnë në shumë vende të Bashkimit Evropian.

    “Çështje të tilla ekzistojnë në të gjithë Evropën. Ato gjenden në Spanjë, midis çekëve dhe sllovakëve. Gjithashtu në ishujt britanikë midis irlandezëve dhe britanikëve për çështje të historisë dhe qeverisjes së përbashkët.” – tha Kirjaz. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BURGU I TETOVËS ORGANIZON KONCERT (VIDEO)

    Lajmi i rradhës

    Kanadaja akuzon Kinën për sjellje të rrezikshme në hapësirën ndërkombëtare ajrore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë