Burgu nuk e solli dje Mijallkovin në gjykatë, Ministria e Drejtësisë nuk do t’i kërkojë përgjegjësi

    Ministria e Drejtësisë nuk sheh përgjegjësi tek drejtuesi e burgut të Strugës, për mos dërgimin e Sasho Mijallkovit në seancën e djeshme gjyqësore për rastin Titanik 2. Pavarësisht se nga ky dikaster një ditë më parë thanë se përgjegjësi do të ketë për personat të cilët me ose pa dashje kanë ndikuar në këtë rast. Por pas inspektimeve, drejtësia zbuti retorikën dhe thanë se me siguri bëhet fjalë për gabim teknik dhe se përgjegjësi nuk do të ketë.

    “Është konstatuar se ndoshta ka qenë gabim, sidomos për faktin se edhe gjykata nuk e ka vërejtur gabimin dhe nuk ka paraqitur korrigjim të këtij akti. Duke pasur parasysh se Burgu i Strugës më parë ka vepruar në rregull për të gjitha kërkesat gjyqësore dhe në këtë rast nuk bëhet fjalë për veprim të parregullt, Njësiti për Ekzekutimin e Sanksioneve konsideron se nuk duhet të bartë përgjegjësi asnjë punonjës i Burgut të Strugës.

    Në të njëjtën kohë, për këtë situatë është biseduar edhe me personin e  dënuar Sasho Mijalkov”. Mos dërgimi i Mijallkovit në seancë gjyqësore ndihmon edhe në procesin e vjetërsimit të lëndës për katër muaj.

    Lajmi Paraprak

    Ali Ahmeti e keqpërdori kabinetin e Grubit për çështje partiake

    Lajmi i rradhës

    Ka mungesë të prokurorëve në RMV – nuk mund t’i procedojnë të gjitha lëndët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë