“Burimi i korrupsionit në Maqedoni është politika”

    Korrupsioni dhe nepotizmi janë të pranishëm në të gjitha fushat e sektorit publik. Sipas kreut të Konfederatës së Sindikatave të Lira (KSL) Bllagoja Rallposki thotë se korrupsionin e hasim kudo nëpër sportele dhe kjo dukuri nuk buron nga të punësuarit, por nga zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar. Rallpovski thekson se për këtë arsye pagat janë të ulëta, problemet në vendin e punës janë të mëdha, ndërsa punonjësit përballen me tortura psikofizike në vendet e tyre të punës.

    “Sot publikisht themi se ka nepotizëm, se nepotizmi ndikon negativisht mbi shëndetin psikofizik të punëtorëve në sektorin publik…I gjithë opinion flet se ka nepotizëm, i gjithë opinion thotë se ka korrupsion, por ja sot jemi këtu që t’i themi opinionit se nuk jemi ne të punësuarit në sektorin publik ata që e bëjnë nepotizmin dhe nuk jemi ne ata që e zhvillojmë korrupsionin… Shumë të punësuar në sektorin publik pësojnë tortura psikofizike për shkak se ja, persona partiak, nuk vijnë në punë, e ata e kryejnë punën e tyre”, deklaroi Bllagoja Rallposki, Kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lira.

    Profesori Llazar Joveski, thotë se 30 vite flitet për punësim të profesionistëve në sektorin publik, në letër ekzistojnë kritere të caktuara, por në praktikë gjithmonë gjenden mënyra për moszbatim.

    “Vetë sektori publik është strukturë e bazuar në sistemin e sundimit të ligjit, dhe nëse sektori publik nuk fillon nga puna e tyre, punëtorët, udhëheqësit, ministrat, i gjithë kuadri udhëheqës në sektorin publik nuk i respekton parimet e sundimit të së drejtës, kjo domethënë se shteti nuk funksionon, sistemi po prishet prej brenda“, u shpreh Llazar Joveski, profesor.

    Në konferencën me temë “Ndikimi i korrupsionit dhe nepotizmit ndaj reformave, pagat dhe kapacitetet në sektorin publik”, panelistët konstatuan se Maqedonia e Veriut ka ligje të mira, por duhet të ketë liderë, politikanë dhe udhëheqës të mirë të institucioneve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pesë milionë euro për ndërrimin e dokumenteve personale më afat

    Lajmi i rradhës

    “Anëtarësimi i Serbisë në BE s’duhet të kushtëzohet me Kosovën”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë