Burokracitë lënë pa kemp invalidët me diagnoza të përjetshme

    Fiks Fare solli histori të dy qytetarëve të cilët prej vitesh trajtoheshin me KEMP me diagnoza të ndryshme.

    Dritan Biçaku banues në fshatin Thanasaj të qytetit të Rrogozhinës i cili vuante nga një çrregullim gjenetik i quajtur Hypocondroplazi ose e thënë ndryshe shkurtësi e trupit kërkoi ndihmën e Fiksit si pasojë e ndërprerjes së ndihmës ekonomike.

    Dritani tregoi për gazetarët e Fiksit se kishte 19 vite që trajtohej me ndihmë ekonomike për persona me aftësi të kufizuar për të njëjtën diagnozë, por së fundmi pa një arsye ishte njoftuar nga punonjësit e shërbimit social të njësisë administrative Dushk se nuk mund të merrte më shumën që merrte prej vitesh pasi kështu i kishte ardhur një vendim nga KMCAP-Epror. Dritani jetonte me 3 vajzat e tij dhe bashkëshorten. Kjo e fundit vuante nga probleme të shëndetit mendor. Qytetari shprehte shqetësimin se me çfarë do të blinte ilaçet e muajit që do t’i jepte mjeku për zemrën dhe mëlçinë pasi nuk kishte shumë të ardhura.

    Gazetarët e Fiksit bashke me qytetarin ju drejtuan Njësisë Administartive Dushk për të marrë një shpjegim, por në një bisedë telefonike me punonjësen e kësaj njësie, kjo e fundit tha se edhe pse dosja ka mbërritur në kohën e duhur bashkë me egzaminimet që i janë lënë si detyrë pacientit, faktin që ky zotëri të jetë pa grup e ka marrë KMCAP Epror, por në momentin që do të vijë vendimi do të ankimohet nga ana e tyre për ta rivlerësuar edhe një herë si çështje.

    Altin Met-hasani banor në qytetin e Rrogozhinës ka kërkuar ndihmën e Fiks Fare pasi  prej 11 vitesh trajtohej me statusin para-tetra plegjik dhe prej 1 viti i është ndryshuar statusi dhe i është hequr paketa higjeno-sanitare për këtë grup.

    Altini tregon se në moshën 12 vjeçare i ka plasur një granatë në duar ku i ka shkaktuar dëme të shumta në shikim dhe në këputje gjymtyrësh. Disa vite më vonë pëson një aksident me makinë, ku teksa po ecte në rrugë një automjet e përplas duke i këputur kështu këmbët.  Altini thotë se egzaminimet e lëna si detyrë i ka kryer të gjitha në kohë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje se përse i është ndërprerë kempi. Teksa gazetarët kërkojnë informacion në KMCAP Epror këta të fundit thonë se vendimi është marrë në muajin  Qershor 2022 ku Komisioni Epror e ka vlerësuar qytetarin me statusin Para-Tetraplegjik po ashtu merr dhe paketën higjeno-sanitare.

    Në po të njëjtën kohë ky institucion shpjegohet se dokumenti i këtij vendimi është skanuar nga KMCAP Epror me datë 27 Tetor 2022.  Por gjate interesimit të gazetarëve  me punonjësit e KMCAP, Altini u telefonua nga punonjësi i shërbimit social të bashkisë Rrogozhinë, dhe i tha se do ta vizitonte në shtëpi. Gazetarët e pritën në shtëpinë e qytetarit  por punonjësi nuk pranoi të fliste, por kishte siellë vetëm një pako me ushqime.

    Redaksia e Fiks Fare ju drejtua me një kërkesë tjetër për informacion KMCAP Epror në lidhje me vonesën e zbardhjes së vendimit për përfitimin e statusit para dhe tetra-plegjik për shtetasin Altin Methasani.

    Nga ky institucion na u tha se pacienti  me  datën   09 qershor 2022 është vlerësuar nga Komisioni Epror gjendja shëndetësore e tij dhe është lënë si detyrë realizimi i një konsulte pranë QSUT.  Në muajin Shtator 2022 zoti Altin Met-Hasani ka dorëzuar konsultën e kërkuar nga KMCAP-i Epror ,  dhe me datë  09 shtator 2022 është vlerësuar përfitues i Statusit të Para-Tetraplegjisë dhe Nuk ka asnjë vonesë nga institucioni në zbardhjen e vendimit apo skanimit pasi konsulta nga qytetari është sjellë në muajin Shtator. Vendimi i KMCAP- it Epror mban datën 09 Qershor 2022 pasi pavarësisht datës në të cilën qytetari ka sjellë konsultën e lënë detyrë, data e vendimit mban datën e mbledhjes së komisionit. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Kush janë turistët numër një në Maqedoni?

    Lajmi i rradhës

    Demokratët fitojnë garën për Senat në Arizona

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë