Kush janë turistët numër një në Maqedoni?

    Gjatë muajit shtator në Maqedoninë e Veriut kishte 103.787 turistë, ku më të shumtët ishin nga Turqia, Serbia, Polonia dhe Gjermania, përcjell Nistori.

    Shifrat tregojnë se 11,187 shtetas turq kanë vizituar vendin gjatë asaj periudhe, të ndjekur nga Serbia 7,617, Polonia 4,647, Gjermania 4,314, Bullgaria 2,900, Greqia, 2,485. Në shtator të këtij viti vendet liqenore i kanë vizituar 46.594 turistë, ndërsa në Shkup janë regjistruar 35.729, malore 4.649, banjat 3.276 dhe vendet tjera mbi 13.000 turistë. Akomodimin në hotel e kanë shfrytëzuar 85.498 turistë, nga të cilët 24.114 kanë zgjedhur hotele me pesë yje.

    Prej vitesh mysafirët nga vendet fqinje dhe Turqia kanë qenë më të shumtët. Për shkak të pandemisë, turizmi ka pasur stagnim për dy vjet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Apasievi me partinë e tij, janë kërcënimi real për të ardhmen europiane të vendit

    Lajmi i rradhës

    Burokracitë lënë pa kemp invalidët me diagnoza të përjetshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë