Bush ngatërron Ukrainën me Irakun – pastaj thotë diçka me të cilën qeshën të gjithë (Video)

    Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W Bush, ka dënuar “pushtimin tërësisht të pajustifikuar dhe brutal të Irakut” në një gafë gjatë një fjalimi në shtetin amerikan të Teksasit.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ish-presidenti, i cili nisi pushtimin e Irakut në vitin 2003 me pretendimin se vendi po zhvillonte armë të shkatërrimit në masë, kishte për qëllim të dënonte pushtimin rus të Ukrainës gjatë fjalimit në Dallas të mërkurën.

    Në vend të kësaj, duke kritikuar sistemin politik të Rusisë, ai tha: “Rezultati është mungesa e kontrolleve dhe ekuilibrave në Rusi dhe vendimi i një njeriu për të nisur një pushtim tërësisht të pajustifikuar dhe brutal të Irakut”.

    “Dua të them, të Ukrainës”, përmirësoi veten shpejt ai.

    Ai më pas tha “75”, duke menduar në moshën e tij, gjë që nxiti të qeshura nga turma. 

    Lajmi Paraprak

    Drejtshkrimin s’e kam të mirë: Mësojini fëmijët ta duan shkrimin, mos i lodhni shumë me gramatikë

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski: Rreziku më i madh nuk janë vetë krizat, por qëndrimi ndaj tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë