Byrnes: ShBA-ja mirëpret bisedimet në Maqedoninë e Veriut për propozimin e rishikuar të BE-së

    Ambasadorja e ShBA-ve në RMV Kate Byrnes/Fotografia: Nistori.com

    Ambasadorja e ShBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes në Twitter ka shprehur mbështetjen për bisedimet e brendshme që po zhvillohen në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht mbi propozimin e modifikuar francez. Ambasdorja thotë se me këtë po shihet një rrugë drejt ardhmërisë europiane të Maqedonisë së Veriut, përcjell Nistori.

    “ShBA-ja mirëpret bisedimet në Maqedoninë e Veriut për propozimin e rishikuar të BE-së për fillimin e bisedimeve aderuese, duke njohur rëndësinë e gjuhës dhe identiteti të Maqedonisë së Veriut. Ne një kohë të gjatë kemi mbështetur ardhmërinë europiane të Maqedonisë dhe tani shohim rrugën për të ecur përpara”, shkruan Byrnes.

    Ndryshe, propozimit të ri francez i ka paraprirë një sërë kritikash dhe protesta nga opozita maqedonase se, propozimi rrezikon gjuhën dhe identitetin europian, gjë me të cilën nuk pajtohet Qeveria e RMV-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shenjat e para të demencës

    Lajmi i rradhës

    Lufta në Ukrainë dhe gazi në Ballkanin Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë